Call Center+355676044153
KOMPLETO SERVISIN: Pjesë këmbimi & Vegla Servisi - 1 vend i vetëm
Call Center+355676044153

AUTOMANOKU

Kush jemi?

Automanoku Sh.a. eshte distributor i autorizuar per tregetimin e markave te njohura ne industrine e pjeseve te kembimit si WIX FILTERS, TOPRAN, ETF, SASIC, TRUSTING, KWP, BILSTEIN, SACHS, LUK, LEMFORDER, WESTLAKE, INA, GLASER, KAMOKA, FISPA, KALE, IMPERGOM, COFLE, FRECCIA, WILBRUK, CHAMPION LUBRIFICANTS, ATE etc.

Historiku

Kompania Automanoku Sh.a. eshte themeluar ne Qershor te 1998, date ne te cilen fillon shperndarja e pjeseve te kembimit me dyqanin e pare te kompanise. Qe ne fillim te aktivitetit misioni i saj ka qene dhe eshte i njejti – tregetimi i pjeseve te kembimit per te gjitha llojet e makinave. Per shkak te zgjerimit te volumit te tregetise dhe aktivitetit ne pergjithesi, kompania vendosi te hapte dyqanin e dyte ne Tirane, kryeqytetin e Shqiperise. Automanoku Sh.a. ofron lloje te ndryshme pjesesh kembimi si pjese motorrike, pjese te sistemit te drejtimit, pjese elektrike, filtra, rripa dhe kite, pjese te sistemit te frenimit, pjese te sistemit te nxjerrjes se gazeve, lubrifikante, amortizatore, aksesore, etj per te gjithe gamen e makinave (nga A te Z) SI dhe pjeset e servisit. Sot Automanoku Sh.a. ka kater dyqane dhe magazinen kryesore ne Tirane ( tre dyqane me infrastrukture modern ne Tirane dhe i katerti ne Lushnje qe ka edhe servisin prane. Gjithashtu Auto Manoku disponon dy servise me teknologji te larte dhe aparaturat me te fundit, Serviset ndodhen nje ne Autostraden Tirane/Durres dhe tjetri ne Tirane ne Zonen e Laprakes.

AUTOMANOKU Sh.A

Çfarë Ofrojmë

Pjesë Automanoku

Pjesëmbimi dhe Pjesë Mirëmbajtje për çdo Automjet

Servis Automanoku

Shërbim për automjetet nga servisi me aparatura të fundit dhe ekspertë

Misioni Automanoku sha: Ti shërbejë çdo klienti më së miri

STAFI AUTOMANOKU

Përkushtuar për tju shërbyer

Vizioni jone:

“Ne gjithmone i ofrojme klienteve tane produktet me te mira ne menyre efektive. Ne bejme me te miren per te qene aktori kryesor ne treg, duke u rritur se bashku me klientet tane. Vlera jone kryesore qe do te vazhdoje te na udheheq drejt suksesit eshte respektimi i cdo aktori ne treg si nje partner”

Kodi i Etikes

Mjedis i shendetshem per punonjesit e Automanoku-t
Ne sigurojme qe te gjithe punonjesit tane te trajtohen me dinjitet dhe respekt. Ne respektojme dhe mbrojme konfidencialitetin e tyre ne lidhje me sygjerimet apo shqetesimet qe ata kane. Thene ndryshe, mjedisi yne mbeshtet dhe sjell besim, integritet, ndershmeri, qytetari dhe pergjegjesi, duke na lejuar te arrijme perfeksionin ne vendin tone te punes. Ne kemi krijuar nje atmosfere mirebesimi ne gjithe ekipin, duke e trajtuar njeri tjetrin me dinjitet, barazi dhe duke degjuar aktivisht ate c’ka secili duhet te thote. Askush nuk ka totalisht pergjigjet e sakta dhe mjedisi yne lejon edhe zerin me te lehte te degjohet. Punonjesit tane thone ate c’ka mendojne dhe flasin pa frike.
Cdo person kupton vleren e kohes se kompanise, pasurise, materialeve, paisjeve dhe te gjitha mjeteve. Ekipi menaxhues i Automanoku Sh.a. promovon nje ambjent pune te sigurte, pa alkohool dhe te shendetshem ku personeli mund te ndjehet i sigurte, i kenaqur, i rrespektuar dhe i vleresuar.
Pershtatshmeria me ligjet, rregullat dhe kodet
Ne e drejtojme biznesin tone ne perputhje me te gjitha ligjet dhe rregulloret e aplikueshme ne Republiken e Shqiperise.
Filozofia e berjes se Biznesit
Automanoku Sh.a. eshte totalisht i orientuar per te ofruar produkte dhe sherbime cilesore per klientet e tij me cmime tregu reale dhe te disponueshme ne cdo kohe. Ne jemi te angazhuar ne nje konkurrence te drejte dhe operojme me nje sens te thelle pergjegjesie dhe me furnitoret tane.
Aktiviteti yne drejtohet perhere ne konformitet me kerkesat e komunitetit per nje mjedis te shendetshem. Ne konkurrojme denjesisht dhe me etike ne cdo mundesi biznesi vecanerisht ne pergatitjen e tenderave, propozimeve te biznesit, diskutimin e pergatitjen e kontratave si dhe ne zbatimin e ketyre te fundit ne perputhje me specifikimet dhe kerkesat.

Kërko për produkte

Back to Top
Product has been added to your cart